Messi nuk ka shënuar gol në El Clasico që prej largimit të Ronaldos nga Real Madridi

Futboll

Messi nuk ka shënuar gol në El Clasico që prej largimit të Ronaldos nga Real Madridi

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:02
Messi dhe Ronaldo

Messi nuk ka shënuar gol në El Clasico që prej largimit të Ronaldos nga Real Madridi.

Lionel Messi e ka zgjatur rekordin negativ personal në ndeshjet e El Clasicos, pasi as të shtunën nuk ishte në gjendje të shënonte gol kundër Real Madridit.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, nuk ka shënuar gol kundër Real Madridit në shtatë ndeshjet e fundit, apo që prej largimit të Cristiano Ronaldos.

Reali e mundi Barçën 3:1 në Camp Nou të shtunën, me sulmuesin argjentinas që nuk ishte në gjendje të bënte shumë për katalonasit.

Hera e fundit kur Messi i shënoi gol skuadrës madrilene ishte në barazimin 2:2 në Camp Nou në fund të sezonit 2017/18.

Kjo nënkupton se Messi nuk i ka shënuar Real Madridit që prej largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Këtë sezon, Messi e ka shënuar vetëm një gol në La Liga, në ndeshjen e parë të sezonit kundër Villarrealit.

Që prej atëherë, 33-vjeçari nuk ka shënuar apo asistuar në katër ndeshje në ligë. Formë kaq të dobët Messi kishte përjetuar në vitin 2014.

Ky fillim i dobët i tij këtë sezon vjen pas një verë të trazuar në Barcelonë.

Pasi Barcelona ia dorëzoi titullin Real Madridit dhe pasi u turpëruar 8:2 nga Bayern Munich, Messi e dorëzoi një kërkesë me shkrim për t’u larguar nga klubi në verë, e cila u hodh poshtë menjëherë nga drejtuesit e gjigantit katalonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat