Liverpooli afër ta transferojë turkun Kabak si zëvendësues të Van Dijkut

Futboll

Liverpooli afër ta transferojë turkun Kabak si zëvendësues të Van Dijkut

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:29
Ozan Kabak

Liverpooli mori një lajm të keq disa ditë më parë, kur Virgil Van Dijk u lëndua në derbi me Evertonin.

Qendërmbrojtësi holandez pësoi një lëndim të rëndë gjatë një dueli me portierin e Evertonit, Jordan Pickford.

Gjithsesi Van Dijk tani do të mbetet jashtë fushave së paku gjashtë muaj dhe Liverpooli ka filluar të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

The Reds kanë nisur bisedimet me Schalke 04 për qendërmbrojtësin turk Ozan Kabak.

20-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira individuale dhe vlerësohet si njëri nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Bundesliga.

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë raportuar se kampioni në fuqi i Ligës Premier, është gati të shpenzojë 22 milionë euro për transferimin e lojtarit.

Gjithsesi Liverpooli duhet të shpejtojë për të nënshkruar me të, pasi në garë është edhe Milani.

Kabak e e ka idhull mbrojtësin holandez Van Dijk dhe ai është i lumtur për interesimin e Liverpoolit, por dy skuadrat tani duhet të merren vesh për çmimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat