Reggiana e ka pësuar rëndë

Futboll

Reggiana e ka pësuar rëndë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:19
Reggiana e ka pësuar rëndë

Reggiana e ka pësuar rëndë, pasi thuajse i gjithë ekipi është infektuar me COVID-19. Emra e atyre që janë prekur nuk janë zbuluar.

Në ekipin e Serie B është edhe shqiptari Arlind Ajeti, i cili ka gjasa të jetë duke e kaluar koronavirusin.

Numri i të prekurve ka ardhur në rritje, pasi ditën e sotme klubi italian ka njoftuar se pas tamponëve të kryer një ditë më parë, 11 pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë. Në total numri i të prekurve ka shkuar në 27.

21 prej tyre janë futbollistë, kurse gjashtë të tjerë anëtarë të stafit teknik. Nuk kanë shpëtuar trajneri dhe zëvendëstrajneri, të cilët janë izoluar si të gjithë të tjerët dhe presin testin e radhës dhe përgjigjen negative të tij, për të nisur përgatitjet normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat