Disiplinori dënon më dy ndeshje mbrojtësin e Dritës

Futboll

Disiplinori dënon më dy ndeshje mbrojtësin e Dritës

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:12
Disiplinori dënon më dy ndeshje mbrojtësin e Dritës

Skuadra e Dritës duhet t’i bëjë llogaritë për ndeshjen e radhës pa mbrojtësin Ilir Blakqori i cili është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën e javës së kaluar përballë Ballkanit.

Blakqori iu ndëshkua nga gjyqtari Nuza pas ndërhyrjes si lojtar i fundit dhe kjo do t’i kushtoi atij me dy ndeshje. Në fakt ai një takim e ka kaluar pasi nuk u paraqit në sfidën e djeshme ndaj Drenicës, ndërsa do të mungojë edhe në takimin e mesajvës ndaj Arbërisë që luhet në Obiliq.

“ILIR BLAKQORI lojtar i klubit të futbollit DRITA nga Gjilani me numër të ID kartelës; 000208M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 18, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; VII-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – DRITA e zhvilluar me 21.10.2020 në stadiumin e qytetit në Suharekë. (raportet zyrtare; Ndërhyrje në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor duke mohuar mundësinë e shënimit të golit).

Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat