Koeman me dhimbje koke

Futboll

Koeman me dhimbje koke

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:34
Koeman me dhimbje koke

Philippe Coutinho është problemi i radhës te skuadra e Barcelonës.

Mesfushori me tipare ofensive, Philippe Coutinho, ka pësuar një lëndim gjatë ‘El Clasicos’ së luajtur dje.

Braziliani iu është nënshtruar testeve mjekësore dhe rezultatet nuk janë aspak të mira për të.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Barcës, Coutinho ka probleme me muskulin e këmbës së majtë.

Me shumë gjasë, Coutinho do të humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së Juventus.

Mbete të shihet se sa kohë do t’i duhen lojtarit për rikuperimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat