Ramadani i shqetësuar

Futboll

Ramadani i shqetësuar

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:06
Ramadani i shqetësuar

Gjilani ka marrë tri pikë shumë me vlerë ndaj Prishtinës të cilin e mposhti në kryeqytet me rezultat 0:2 në kuadër të javës së tetë të Superligës në futboll.

Kjo humbje e ka vështirësuar punën Prishtinës derisa trajneri i saj Zekirija Ramadani ka thënë se sot nuk merituan më shumë.

“Nuk kishim grinten dhe seriozitetin sidomos në mesfushë. Dështuam në mesfushë, por pas pranimit të golit skuadra është dashur të reagojë.

Pra aq sa kemi dhënë edhe morëm sot. Dhamë pak dhe e humbën ndeshjen. Në pjesën e dytë krijuam raste patëm edhe penallti por nuk merituam sot më shumë. Gjithsesi, ne duhet të vazhdojmë për ndeshjet tjera dhe kërkojmë vetëm fitore”, ka thënë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat