“Rossoneri” do të luajnë sonte me Romën në tentim për ta vazhduar serinë impresionuese prej 21 ndeshjesh pa humbje në ndeshje zyrtare
Milani do të zbresë sonte në fushë në ndeshjen e fundit të xhiros së pestë të Serie A.
“Rossoneri” do të kenë punë me Romën në derbin e kësaj xhiroje në kampionatin italian.
Kuqezinjtë do të mundohen ta mposhtin ekipin “Giallorossi” për ta rikthyer shkëputjen prej katër pikësh ndaj ndjekësve.
Milani i ka katër fitore nga po aq takime në Serie A dhe një seri impresionuese prej 21 ndeshjesh pa humbje në ndeshje zyrtare.
Andaj, ekipi i Stefano Piolit është mjaft i motivuar për t’i fituar edhe sonte tri pikë.
Nga ana tjetër, Roma di të jetë mjaft e rrezikshme dhe e paparashikueshme për çdo kundërshtar.
Ndeshja në mes të Milanit dhe Romës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45.