Pirlo flet për situatën e Ronaldos

Futboll

Pirlo flet për situatën e Ronaldos

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:20
Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, është në pritje të rezultateve nga testimi i Cristiano Ronaldos, për të mësuar nëse ai mund të luajë kundër Barcelonës.

Superylli portugez është diagnostikuar me coronavirus më 13 tetor dhe në javën e kaluar rezultoi sërish pozitiv, por pa simptoma, ashtu që në rast se del negativ 24 orë para takimit (që zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00), atëherë mund t’i jepet drita e gjelbër për të luajtur.

“Duhet të presim rezultatin, mendoj se rezultati do të vijë sonte (e martë)”, ka thënë Pirlo në konferencën për shtyp.

“Fillimisht duhet ta presim rezultatin dhe pastaj do të shohim si të veprojmë. Tash për tash, gjithçka është në ajër dhe pastaj do të shohim”.

“Shpresojmë t’i analizojmë gjërat, edhe pse do të jetë vështirë 15 ditë pa luajtur”, ka thënë trajneri i Juventusit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat