Pezullohet gjyqtari i ndeshjes Milan – Roma

Futboll

Pezullohet gjyqtari i ndeshjes Milan – Roma

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:47
Pezullohet gjyqtari i ndeshjes Milan – Roma

Milan dhe Roma të hënën luajtën një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, por fokusi ishte tek gjyqtari Piero Giacomeli.

Giacomeli mori disa vendime të diskutueshme. Ai së pari dha një penallti për Romën në minutën e 71-të, pa u konsultuar fare me VAR-in.

Ai më ‘fshiu’ gabimin dhe akordoi një penallti për Milanin, i cili ishte gjithashtu i diskutueshëm. 

Dje, mediet italiane ishin plot kritika për gjykimin e tij, por edhe për menaxhimin e VAR nga Luigi Nasca.

Për shkak të kësaj, komisioni disiplinor vendosi që dyshja Giacomeli – Nasca të pezullohen për një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat