Barcelona në Superligën e Evropës? Vjen reagimi i FIFA-s

Futboll

Barcelona në Superligën e Evropës? Vjen reagimi i FIFA-s

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:02
FIFA

FIFA pretendon se nuk është në dijeni të marrëveshjes sipas së cilës Barcelona do t’i bashkohet garës e cila do të quhet Superliga e Evropës.

Josep Maria Bartomeu dhe dorëheqje si president i Barcelonës gjatë ditës së martë, dhe kur u largua, ai tha se Barcelona kishte rënë dakord të ishte anëtare e Superligës së Evropës.

Pas kësaj deklarate ka reaguar FIFA që ka lëshuar një deklaratë duke treguar se organizata nuk është në dijeni se diçka e tillë ka ndodhur.

“FIFA nuk është në dijeni se ekziston një marrëveshje e tillë. Siç thamë më parë, tema e Superligës Evropiane shfaqet herë pas here në ajër, por ne nuk duam ta komentojmë atë”, thuhet në reagimin e FIFA-s.

“Ka tashmë gara shumë të mira dhe strukturuara futbolli që duhet të merren me të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat