Lampard: Gjithmonë ndiej mbështetjen e Abramovichit

Futboll

Lampard: Gjithmonë ndiej mbështetjen e Abramovichit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:30
Frank Lampard dhe Roman Abramovich

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka thënë se ai gjithmonë ndien mbështetjen e Roman Abramovich, pas paraqitjes së rrallë të pronarit të klubit në fitoren 4-0 të Chelseat kundër FK Krasnodar në Rusi.

Abramovich nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet në Stamford Bridge në kohët e fundit për shkak të çështjes së vizave në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, rusi ishte midis 11 mijë të mbledhurve në stadium për të parë ekipin e Lampard në fitoren ndaj Krasnodarit dhe kjo e ka gëzuar trajnerin anglez.

“Ta kesh Abramovichin këtu është një bonus i mirë për veten dhe skuadrën”, ka thënë fillimisht  tha Lampard.

“Jam shumë i kënaqur që vendosëm atë që mendoja se ishte një performancë e mirë”.

“Unë gjithmonë ndiej mbështetjen e pronarit të klubit, pavarësisht nëse ai është këtu në ndeshje apo jo”.

“Disa nga anëtarët e stafit tim folën me të, por në kohën kur unë dola në ngrohje ai nuk ishte aty”.

“Ne shënuam katër gola dhe morëm një rezultat të pastër në vendin e tij, dhe shpresoj se kjo e bëri atë të lumtur”, përfundoi trajneri i Bluve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat