Ajeti asistoi për Celtic-un! Kastrati zëvendësues me Dinamon 

Futboll

Ajeti asistoi për Celtic-un! Kastrati zëvendësues me Dinamon 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:52
Albian Ajeti

Skuadra skoceze, Celtic-u barazon me rezultat 2:2 me Lillen nga Franca, në takimin e xhiros së dytë të grupit H të Europa League. 

Futbollisti nga Kosova, Albian Ajeti, reprezentues i Zvicrës, asistoi për bukuri deri të Elyounoussi i cili nga distanca shënon gol të bukur për 0:1. 

Për Celtic-un realizuan Elyounoussi (28' e 33') dhe për Lillen Celik (67') e Ikone (75'). 

Në minutën e 41-të, David dështon nga penalltia,  goditjen e tij e ka pritur portieri i Celtic-ut, Bain. 

Milani kryeson me 6 pikë, pasojnë Lille me 4, Celtic 3 dhe Sparta me 0 pikë. 
Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, u aktivizua nga minuta e 81-të për Dinamon nga Zagrebi, e cila importoi një pikë nga Moska, duke luajtur baras (0:0) me CSKA-n. 

Në grupin K Wolfsberger AC kryeson me 4 pikë, pasojnë CSKA 2, Dinamo 2 dhe Feyenoordi 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat