Tre lojtarët e infektuar me COVID-19 te skuadra e Milan kanë rezultuar negativë së fundmi.
Portieri Gianluigi Donnarumma, Mattia Gabbia dhe Hague, që të tre kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për COVID-19.
Donnarumma rezultonte negativ pak orë para ndeshjes që Milan e luante kundër Romës.
Gabbia ka munguar për më gjatë, kurse edhe Hague rezultonte pozitiv në të njëjtën ditë me Donnarumma.
Lajmin për shërimin e tyre e ka konfirmuar faqja zyrtare e Milan.