Skriniar më në fund negativ

Futboll

Skriniar më në fund negativ

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:26
Skriniar më në fund negativ

Interi merr lajm pozitiv në lidhje me situatën e Milan Skriniar. Qendërmbrojtësi sllovak më në fund u testua negative për COVID-19 dhe për këtë arsye mund të kthehet në dispozicion të Contes. Qëllimi është të jetë pjesë e skuadrës ziklatër për ndeshjen kundër Real Madrid, të martën, në Champions.

Sigurisht që nuk do të jetë në ndeshjen e sotme kundër Parmës, por Antonio Conte po pret me padurim të katë në organikën përballë kampionëve të Spanjës.

Skriniar ka qenë pozitiv që nga 8 tetori dhe për këtë arsye kaloi gati një muaj në izolim, në Sllovaki. Mungesa e mbrojtësit qendror u ndie nga zikaltrit, që ka shfaqur probleme në fazën mbrojtëse në këtë fillim sezoni.

Tani Skriniar është rikthyer, megjithëse do t’i duhet pak kohë për të kapur ritmin e pjesës tjetër të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat