Armando Broja vazhdon me gola në Holandë, ndihmon Vitessen të rivalizojë me Ajaxin

Futboll

Armando Broja vazhdon me gola në Holandë, ndihmon Vitessen të rivalizojë me Ajaxin

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 23:50
Armando Broja

Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin holandez.

Futbollisti i Chelseat, i cili është huazuar këtë sezon te Vitesse shënoi golin e avantazhit për skuadrën në takimin e javës së shtatë kundër Willhemit II në kampionatin holandez.

Pas një aksioni të gjatë, futbollisti i Shqipërisë kombinohet me shokët e skuadrës dhe godet me të parën një harkim duke e dërguar në rrjetë në minutën 63-të.

Vitesse me këtë gol kaloi në epërsi prej 2-1, ndërsa më vonë shënoi edhe golin e tretë.

Deri tani Broja ka shënuar 4 gola në kampionatin holandez.

Vitesse mban vendin e dytë me 18 pikë, aq sa ka edhe lideri Ajaxi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat