Batatina: Krim të investohet në Kosovë! Llapjanët: Marre, marre, marre!!!

Futboll

Batatina: Krim të investohet në Kosovë! Llapjanët: Marre, marre, marre!!!

Nga: K.G. Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 18:16
Batatina: Krim të investohet në Kosovë! Llapjanët: Marre, marre, marre!!!

Dëshpërim i pafund! Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, reagon ashpër për gjithë atë që ka i ndodhur sot skuadrës së tij në përballje me Dritën nga Gjilani në takimin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Drita triumfon me rezultat 2:1.

“Kush duhet të merr masa apo skuadra e Llapit dhe Qyteti i Podujevës po e pengon dikë vetëm pse kemi bërë organizim të mirë!

Krim të investohet në Kosovë. Krimi e ka kapluar gjithçka, kam shpresuar se tek rinia dhe e ardhmja e vendit mos të ndodhë por edhe këtu është fut thellë në zemër të futbollit!”, ka shkruar Batatina në profilin e facebookut. 

“Krim dhe masakrim ndaj skuadrës tonë!

KF Llapi: Kjo çfarë ka ndodhur në "Zahir Pajaziti" është marre, turp, krim!!! KF Llapi nuk mund të luaj ndaj 14 personave në fushë.

Goli i dytë i Llapit nga Kushtrim Shabani është gol i rregullt, si dhe penallti në pjesën e parë dhe të dytën të mos akorduar nga akteri kryesor i ndeshjes, Visar Kastrati (gjyqtar as për ligën e tretë). Marre, marre, marre!!!”, reagon Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat