Roma triumfon, Napoli dështon

Futboll

Roma triumfon, Napoli dështon

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 19:54
Roma triumfon

Skuadra e Romës arkëton tre pikë domethënëse në kuadër të javës së gjashtë të Serie A në futboll.

Roma e mposhti me rezultat 2:0 Fiorentinën.

Golat i shënuan Sinazzola (12') e Pedro (70').  Në minutën e 88-të, Martinez Quarta ndëshkohet me karton të kuq dhe mbetet Fiorentina me një lojtar me pak. Marash Kumbulla u aktivizua në fund të takimit për Romën.

Pas javës së gjashtë romakët renditen në vend të 7-të me 11 pikë, duke lënë Fiorentinën në pozitën e 11-të me 7 sosh.

Image

Napoli-Sasuolo

Sassuolo po befason për të mirë, në gjashtë ndeshje pa humbje, 4 fitore e 2 barazime.

Sassuolo fiton në terrenin e nxehtë "San Paolo", me rezultat 2:0 kundër Napolit.

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ka luajtur plot 71 minuta për Napolin por zhgënjyen me rezultat.

Në minutën e 58-të, Locatelli ka shënuar nga penalltia dhe Maxime Lopez (90+5') për fitoren e madhe të Sassuolos.  

Sassuolo është në pozitën e 2-të me 14 pikë, ka dy me pak se lideri Milani dhe Napoli bie në pozitën e 5-të me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat