Klopp: Atalanta, testi jonë më i vështirë deri tani në Ligën e Kampionëve

Futboll

Klopp: Atalanta, testi jonë më i vështirë deri tani në Ligën e Kampionëve

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 16:28
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tha që Atalanta është sfida më e madhe e Liverpoolit deri më tani në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Reds i ka përgatitur lojtarët e tij për një ndeshje të vështirë kundër një ekipi shumë të mirë-organizuar.

“Atalanta ka lojtarë shumë të mirë dhe të mirëorganizuar”, tha Klopp në një konferencë për shtyp.

“Ata përdorin aftësitë e individëve në mënyra tepër të zgjuara. Kjo është sfida më e madhe që kemi në Ligën e Kampionëve deri më tani. Atalanta është shumë skuadër e vështirë për t’u mposhtur. Ata kanë stil paksa të ngjashëm me Leeds. Do të jetë e vështirë”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se dueli mes Atalantas dhe Liverpoolit luhet nesër me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat