Hidhet shorti për Kategorinë Superiore U-21 në Shqipëri

Futboll

Hidhet shorti për Kategorinë Superiore U-21 në Shqipëri

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 12:59
Hidhet shorti për Kategorinë Superiore U-21 në Shqipëri

Sezoni 2020-2021 do të përkojë edhe me fillimin e kampionatit të parë kombëtar të skuadrave U-21.

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për krijimin e këtij kampionati tashmë është materializuar me 13 skuadra që do të jenë pjesëmarrëse në këtë edicion.

Në “Air Albania Stadium” u hodh shorti për këtë kategori. Në prani të përfaqësuesve të klubeve, specialistët e sektorit të garave, Eraldi Shera dhe Endi Hyka, njohën klubet me rregulloret e këtij kompeticioni dhe hodhën shortin për 26 javët e aktivitetit më të ri futbollistik në vend.

Edicioni fillon mesjavën e ardhshme me këto çifte të javës së parë:

Kukësi-Apolonia
Bylis-Tirana
Laçi-Dinamo
Teuta- Vllaznia
Shënkolli-Football Republic
Akademia e Futbollit-Kastrioti
(Turbina pushim javën e parë))

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat