Vidali i çuditshëm ka guxim të kërcënojë sërish

Futboll

Vidali i çuditshëm ka guxim të kërcënojë sërish

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:42
Vidali i çuditshëm ka guxim të kërcënojë sërish

Antonio Conte dhe Arturo Vidal u ribashkuan te Interi pas kohës që bashkëpunuan kur ishin pjesë e Juventusit. Sfida te zikaltrit është edhe më e vështirë për të mbërritur në përmbushjen e objektivit pasi zikaltrit kanë një periudhë të gjatë pa fituar “Serinë A”, pa harruar edhe dështimet e viteve të fundit në “Champions League”, atje ku nuk janë kaluar as grupet.

Por mesfushori kilian ka siguruar opinionin se Konte ka një dëshirë më të madhe për të fituar te Interi sesa te Juventusi. “Konte ka më shumë dëshirë për të fituar te Interi sesa kur ishte te Juventusi. Ua siguroj këtë. Për mendimin tim do të jetë i suksesshëm sepse ka një ekip fantastik dhe të uritur. Do ta tregojmë duke filluar që në ndeshjen me Realin e Madridit”, tha Vidal.

Një kërcënim i hapur ky nga ana e Vidalit për Realin e Madridit, atje ku një humbje do të rrezikonte seriozisht të dy skuadrat për kualifikimin. Megjithatë më e çuditshmja është fakti se kilian nuk ka nxjerrë mësime dhe po vazhdon ende që të kërcënojë.

Së fundmi një gjë të tillë e bëri në “Champions League”, atje ku si lojtar i Barcelonës do t’i “paraprinte” Bajernit: “Bajerni i Mynihut do të luajë kundër ekipit më të mirë në botë. Të jeni mirë të përgatitur pasi do t’i sulmojmë në çdo sekondë dhe nuk po luajnë ndaj një ekip të Bundesligës”. Shifrat pas përfundimin e takimit treguan 2-8 në favor të skuadrës gjermane, që i sollën turpërimin më të madh në histori Barcelonës.

Megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që Vidali provon të ngacmojë në intervista, pasi nëse do të mbante fjalët e tij atëherë sot do të ishte pa një testikuj. Në kohën kur Barcelona fitoi 3-0 ndaj Liverpulit dhe u pyet nga gazetari sesa shanse kishin anglezët për t’u kualifikuar, mesfushori u shpreh: “Nuk ka asnjë shans që të eliminohemi, ne jemi ekipi më i mirë në botë. Nëse Liverpul kualifikohet unë do të heq një testikul”. A do të jetë një blof i madh kërcënimi me Realin edhe në mbrëmjen e sotme? Pritet që të shihet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat