Ronaldo, pjesë e listës së Portugalisë

Futboll

Ronaldo, pjesë e listës së Portugalisë

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 20:15
Ronaldo, pjesë e listës së Portugalisë

Cristiano Ronaldo qëndroi për disa javë i karantinuar, pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus, kur ishte u grumbulluar me Portugalinë për sfidat e tetorit. CR7 humbi disa ndeshje me Juventusin, ku spikat përballja me Barcelonën. Gjithsesi, “ylli” luzitan u kthye vendimtar për “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar dy gola në fitoren e thellë ndaj Spezias në transfertë.

5 herë fituesi i Topit të Artë ka marrë sërish ftesë nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, për ndeshje me muajit nëntor në Nations League. Janë plot 25 futbollistë të përfshirë në listën, ku sigurisht nuk mund të mungonte CR7. Portugalia do të luajë më 11 nëntor miqësoren me Andorrën, ndërsa më 14 dhe 17 nëntori do të përballet me Francën dhe Kroacisë në Nations League.

Lista e Portugalisë:

Portierë: Rui Patricio (Wolverhampton), Anthony Lopes (Lione) dhe Rui Silva (Granada).

Mbrojtës: Nelson Semedo (Wolverhampton), Joao Cancelo dhe Ruben Dias (Manchester City), José Fonte (Lille), Semedo (Olympiacos), Domingos Duarte (Granada), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund) e Mario Rui (Napoli).

Mesfushorë: William Carvalho (Betis Siviglia), Danilo Pereira (Paris Saint-Germain), Ruben Neves dhe Joao Moutinho (Wolverhampton), Renato Sanches (Lille), Sergio Oliveira (Porto) dhe Bruno Fernandes (Manchester United).

Sulmues: Bernardo Silva (Manchester City), Pedro Neto (Wolverhampton), Francisco Trincao (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus), Diogo Jota (Liverpool), Joao Felix (Atletico Madrid) dhe Paulinho (Braga).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat