Paratici nuk mohon transferimin e Pogbas

Futboll

Paratici nuk mohon transferimin e Pogbas

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 21:44
Paratici nuk mohon transferimin e Pogbas

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se e duan Paul Pogba.

E ardhmja e 27-vjeçarit vazhdon të jetë në dyshime, meqenëse i skadon kontrata në vitin 2021 dhe pëlqehet nga Real Madridi, skuadër në të cilën ka pranuar se e ka ëndërr të luajë, transmeton lajmi.net.

Paratici ka konfirmuar se e duan Pogban, por nuk ka pranuar të flet nëse do provojnë ta transferojnë.

“Paul Pogba synimi jonë? Për momentin është lojtar i Man Unitedit, është vështirë të mendosh për transferimet”.

“E duam Pogban, është lojtar fantastik. Por, është herët të flasim për qëllimet tona e të ardhmes”, u theksoi ai.

Unitedi gjithashtu është duke provuar t’ia rinovojë kontratën afatgjatë, ose se paku ta bind të aktivizojë mundësinë e vazhdimit edhe për një edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat