Mourinho: Ka raste kur njerëzit mendojnë se jam 75-vjeç

Futboll

Mourinho: Ka raste kur njerëzit mendojnë se jam 75-vjeç

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 13:38
Mourinho: Ka raste kur njerëzit mendojnë se jam 75-vjeç

Jose Mourinho kanë një të përbashkët, kanë filluar të fitojnë trofe dhe të jenë të suksesshëm në moshë shumë të re.

“Special One” në rolin e trajnerit dhe sulmuesi gjerman me Bayern Munchen dhe kombëtaren e “Pancerave”.

41-vjeç ishte trajneri portugez kur fitoi Champions League me Porton në vitin 2004, teksa Thomas Muller ka fituar shumë trofe dhe ka vendosur rekorde fantastike me Bayernin.

Mourinho ka folur rreth sukseseve në moshë të re në futboll, duke bërë një krahasim me 31-vjeçari gjerman.

“Kur arrin suksesin në futboll në moshë të re, njerëzit e harrojnë moshën tënde. Unë ndihem njësoj si Thomas Muller. Ka raste kur njerëzit mendojnë se jam 75-vjeç, por jam vetëm 57.

Thomas nuk është i vjetër (gjermani është 31-vjeç), ai thjesht u bë i suksesshëm në këtë sport në moshë shumë të re”, ka deklaruar trajneri i Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat