Sassuolo baras me Udinesen

Futboll

Sassuolo baras me Udinesen

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 22:50
Pamje nga ndeshja

Java e shtatë e Serisë A startoi me përballjen mes Sassuolos e Udineses, që u mbyll në barazim pa gola.

Në “Mapei Stadium” u zhvillua një 90-minutësh i luftuar e me ritëm, por me shumë pak raste shënimi.

Më pranë golit i shkoi Udinese që kërcënoi me disa goditje standarde, ndërsa Sassuolo nuk shkoi thuajse asnjëherë rrezikshëm në portën e argjentinasit Musso, që kaloi një mbrëmje të qenë sonte.

Ky barazim i vlen më shumë Udineses, që merr një pikë në një transfertë të vështirë si ajo ndaj emilianëve të Sassuolos, që nga ana tjetër nuk arrijnë të përfitojnë për të marrë kreun, pasi mbeten në vendin e dytë me 15 pikë dhe nuk e njohin ende shijen e humbjes pas 7 javësh kampionat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat