Kololli shënon për fitoren e Zurich-ut

Futboll

Kololli shënon për fitoren e Zurich-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 20:56
Kololli shënon për fitoren e Zurich-ut

Zurich fiton tre pikë të mëdha duke iu falënderuar edhe golave nga penalltia. 
Zurich e mposhti me rezultat 2:0 Luzernin.   

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, ka realizuar nga penalltia në minutën e 23-të dhe Marchesan po ashtu nga penalltia në minutën e 45+3. Lucas u përjashtua me karton të kuq në minutën e 22-të, duke e lënë me një lojtar me pak Luzernin, por edhe Zurich mbeten me një lojtar me pak në fushë kur Aiyegun u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 62-të.

Fidan Aliti, Toni Domgjoni dhe Benjamin Kololli luajtën standardë për Zurich-un, ndërsa Hekuran Kryeziu u aktivizua nga minuat e 60-të. Kololli u largua nga loja në minutën e 84-të dhe Lorik Emini u paraqit nga minuta e 68 për Luzernin.

Pas javës së shtatë në Kampionatin e Zvicrës, Zurich ngritët në vend të tretë me 10 pikë dhe Luzern është në pozitën e fundit (i dhjeti) me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat