Ky është reagimi i trajnerit të Realit

Futboll

Ky është reagimi i trajnerit të Realit

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 11:29
Ky është reagimi i trajnerit të Realit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane insiston se nuk ka probleme me mesfushorin Isco.

Spanjolli u dëgjua në kamera duke u ankuar për minutazhën e ulët të "Los Blancos".

Tekniku francez e ka këshilluar të vazhdojë të punojë dhe i ka premtuar se do e këtë shansin.

"Ai duhet vetëm të punojë. Nuk ka ndonjë problem me Iscon, është problem për trajnerin të vendos 11-shën çdo ndeshje".

"I kam thënë që duhet të vazhdojë të punojë dhe është duke bërë gjëra të mira. Do zhvillojmë shumë ndeshje".

'Është e vërtetë që nuk ka luajtur shumë në kohën e fundit, por asgjë nuk ka ndryshuar në mendimin tim për të. Ai vazhdon të punon shumë dhe do e këtë shansin e tij" deklaroi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat