Ronaldo bën drejtuesin te Juventusi...

Futboll

Ronaldo bën drejtuesin te Juventusi...

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 12:02
Ronaldo bën drejtuesin te Juventusi

Kristiano Ronaldo kërkon përforcime te Juventusi, në mënyrë që bardhezinjtë të kenë mundësinë të fitojnë Ligën e Kampioneve, që disa herë i kanë shkruar shumë afër.

Në këtë situatë, sulmuesi portugez i ka kërkuar drejtuesve të afrojnë te “Zonja e Vjetër” futbollistin e PSG-së, Angel Di Maria.

Sipas mediave spanjolle, Ronaldo dëshiron të bashkohet përsëri me Di Marian dhe i ka kërkuar drejtuesve ta afrojnë në skuadër, duke ditur se është në fund të kontratës me PSG-në.

Nuk dihet ende nëse drejtuesit e kampionëve të Italisë do ia plotësojnë këtë kërkesë CR7-ës, por ky i fundit është i bindur se me argjentinasin në skuadër do vijnë edhe sukseset europiane për Juven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat