Këshilltar i presidentit të Lyonit: Po, Depay mund të shkojë në janar

Futboll

Këshilltar i presidentit të Lyonit: Po, Depay mund të shkojë në janar

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 12:47
Këshilltar i presidentit të Lyonit: Po, Depay mund të shkojë në janar

Gerard Houllier, këshilltar i presidentit të Lyonit, Jean-Michel Aulas, foli me "Téléfoot" këtë të hënë për të ardhmen e Memphis Depay, sulmuesit holandez kaq shumë i kërkuar nga Barça.

Veterani 73-vjeçar paralajmëroi se 26-vjeçari mund të largohet nga Lyoni së shpejti dhe nuk hezitoi ta lidhte të ardhmen e tij me Barçën.

"Është futboll, do ta shohim. Ne do të bëjmë më të mirën për ta mbajtur. Nëse paraqitjet e tij janë siç ishin para lëndimit, do të ketë më shumë klube që do të interesohen për të. Mendoj se trajneri i Barçës e vlerëson shumë atë. Gjithsesi, Depay është shumë i lumtur që është tek Lyoni."

Memphis Depay është opsioni që Barça vazhdon ta ketë në konsideratë për merkaton e janarit, aq më tepër që "blaugranat" do të duhet të bëjnë deri në fund të muajit mars pa sulmuesin e ri të talentuar, Ansu Fati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat