Elmas: Kjo është ndeshje e madhe, do luajmë për veten, ekipin

Futboll

Elmas: Kjo është ndeshje e madhe, do luajmë për veten, ekipin

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 18:28
Elmas: Kjo është ndeshje e madhe, do luajmë për veten, ekipin

Në pritje të ndeshjes kundër Gjeorgjisë e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Europian, reprezentuesi i Maqedonisë, Elif Elmas thotë se jemi të përgatitur për të shënuar rezultatin më të mirë në historinë e futbollit maqedonas. 

“Na pret finalja, një ndeshje dhe shumë luftë. Do të jetë përballje e rëndë, rëndësia është shumë e madhe, por për këtë jemi përgatitur dhe gjithë se bashku do të mundohemi të japim maksimumin për të arritur qëllim.

Na duhet koncentrim dhe energji brenda 90-të minutave. Gjeorgjia gjithashtu ka qëllim për të shkuar në Kampionat Europian, por duhet të bëjmë që punët në terren të varen nga ne.

Jam optimist, kjo është ndeshje e madhe dhe të njejtën do ta luajmë për veten dhe për ekipin, por edhe për gjithë vendin.

Shpresoj se do të arrijmë t’ia dalim qëllimit, do të luajmë për kualifikim në Kampionat Europian”, shprehet Elmas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat