Formula 1 publikon kalendarin e garave për vitin 2021

Futboll

Formula 1 publikon kalendarin e garave për vitin 2021

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 18:39
Formula 1 publikon kalendarin e garave për vitin 2021

Përmes një komunikate, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka zyrtarizuar kalendarin e garave të Botërorit 2021 të Formula 1. Ashtu sikurse ishte parashikuar, kalendari do të jetë me 23 gara, një rekord.

Gjithsesi, ndryshe nga projekt-kalendari i publikuar pak ditë më parë, është hequr gara e Çmimit të Madh të Vietnamit, që ishte planifikuar më 25 prill.

Për këtë datë të lënë bosh janë në garë disa pista, që u përdorën për botërorin e këtij viti (Portimao, Mugello, Imola etj).

Botërori 2021 do të nisë më 21 mars në Australi dhe do të mbyllet më 5 dhjetor në Abu Dhabi. Kalendari i ri është strukturuar në bazë të masave anti-Covid, duke i grupuar garat në zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat