Ancelotti: James kërkonte një ekip ku mund të luante

Futboll

Ancelotti: James kërkonte një ekip ku mund të luante

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 19:36
Ancelotti: James kërkonte një ekip ku mund të luante

Mesfushori i Everton, James Rodriguez, duket se ka rilindur dhe një herë tjetër që kur është transferuar në Premier League.

Këtë fakt e ka pranuar dhe trajneri i tij, Carlo Ancelotti, i cili e pranon se ai po vuante te Real Madrid.

“Fillimisht, James kërkonte një ekip ku mund të luante më shpesh në krahasim me Real Madridin. Kishte shumë kohë që nuk po e gjente më veten me madrilenët dhe kërkonte një sfidë të re. Ishte i dëshpëruar për të luajtur dhe mendoj se këtu ka gjetur vendin e duhur”, deklaron Ancelotti.

“Rodriguez është një lojtar i madh dhe tek Everton ai po e tregon këtë gjë. Ai më njeh mua dhe unë e njoh shumë mirë atë. Është një lojtar shumë i talentuar dhe nuk i mungon pothujase asgjë. Nuk luan aspak futboll të komplikuar, por të thjeshtë”, përfundon tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat