Ferhat Morina - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Ferhat Morina - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 17:06
Ferhat Morina duke drejtuar një ndeshje në vitet e 90-ta

Gjyqtarët sportivë, si gjithmonë ndër të parët në vijën e parë të frontit, ashtu ka qenë edhe në vitet e 90-ta (1991-1999) kur së bashku me mijëra sportistë, iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb.

Ferhat Morina i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër gjyqtarët më të dalluar të futbollit.
Morina asnjëherë nuk u ndal duke kontribuar për të mbajtur gjallë futbollin në vitet më të errëta.

Morina me shumë shokë, me sukses e ndanë drejtësinë në livadhe dhe fusha të improvizuara,  edhe aty të kërcënuar dhe të përndjekur nga regjimi kriminal serb.

As kërcënimet që vinin nga kuzhina e Beogradit, nuk e ndalën për asnjë çast Morinën, por kreu detyrat e tij ashtu si i ka hije, me nder dhe profesionalizëm në shërbim të futbollit dhe shtetit të Kosovës.

Morina ndihet krenar që ishte pjesë e futbollit në vitet më të rënda, por krenar që i takoi asaj periudhe të lavdishme, duke sakrifikuar gjithçka nga vetja, për të mbajtur gjallë sportin në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat