Lombilla: Nuk jam dëgjuar me Milanin

Futboll

Lombilla: Nuk jam dëgjuar me Milanin

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:26
Lombilla: Nuk jam dëgjuar me Milanin

Agjenti i mbrojtësit të Milanit, Mateo Musacchio, Marcelo Lombilla ka thënë se ai nuk ka diskuar ofertat e klubeve tjera, “para se të flet fillimisht me kuqezinjtë”

Mbrojtësi argjentinas ka vuajtur për ta bindur trajnerin e Stefano Pioli dhe është zëvendësuar nga danezi Simon Kjaer që u ble në janar.

Kontrata e Musacchios skadon në qershorin e vitit 2021 dhe mbrojtësi është kthyer në stërvitje me Milanin pas operimit në gju.

“Ai po stërvitet me skuadrën tani dhe trajneri do të tregon kur është gati të luan”, tha Lombilla për MilanNews.

Media ka pyetur atë për thashethemet në mediat italiane për një largim të tij në Spanjë dhe agjenti ka pranuar se ai nuk ka diskutuar ende të ardhmen e Musacchio-s me hirarkinë në Casa MIlan.

“Nuk jam dëgjuar me Milanin, por do të flasim me ta, derisa të flas me ta nuk do të flas me klubet tjera”.

Musacchio ka kaluar në Milan nga Villarreal për 18 milionë euro në korrik të vitit 2017-ës dhe deri me tani ka luajtur 73 ndeshje garuese për kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat