Pas operacionit në tru të Diego Maradonës, që ia doli me sukses, familja e legjendës argjentinase është përsëri në panik.
Së fundmi djali i ish-lojtarit Diego Armando Junior, është shtruar me urgjencë në spital.
34-vjeçari kishte rezultuar me Koronavirus më 5 nëntor, por gjendja e tij është përkeqësuar së tepërmi dhe i është dashur të shtrohet me urgjencë në spital.
Djali i Madradonës është nën kujdesin e mjekëve tani, të cilët po përpiqen të mos lejojnë që gjendja shëndetësore të mos përkeqësohet.