Dua Lipa përfshihet në FIFA 21

Futboll

Dua Lipa përfshihet në FIFA 21

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:51
Dua Lipa përfshihet në FIFA 21

EA Sports ka publikuar një update të ri në FIFA 21, ku ka përshirë këngëtaren me prejardhje shqiptare, Dua Lipa.

Kjo lojë vjen me ndryshime të mëdha si në dizajn, ashtu edhe në grafikë të lojës, por edhe me disa karakteristika të reja.

Fytyra të famshme botërore nga fusha të ndryshme janë përfshirë në këtë lojë, si: Anthony Joshua, David Beckham, Dj Sanke, Dj Diplo, si dhe Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare dhe të tjerët do të jenë karaktere me të cilët fansat mund të luajnë në mini-lojën “Volta” që gjendet brenda FIFA 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat