Ultimatum Gjermanisë

Futboll

Ultimatum Gjermanisë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:07
Low

Gjermania do të lua jë sot në orën 20:45 ndeshjen e saj në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës në Lejpzig. Për trajnerin Joachim Low ajo që ka rëndësi është vetëm fitorja për të shpresuar në arritjen e vendit të parë në grup, shkruan panorama sport.

Si është gjendja e skuadrës?
Nuk është një gjë e re, situata vazhdon të jetë me turbulenca. Lojtarët nuk janë në 100% e tyre dhe kjo është e kuptueshme. Pauza e gjatë, më pas javët e ngarkuara kanë bërë që gjithçka të jetë ndryshe nga se është normalisht. Por duhet të mësohemi me këtë gjendje dhe të bëjmë më të mirën nga kjo situatë.

Sa rëndësi ka për ju Liga e Kombeve?
Është një kompeticion ku duam të fitojmë. Lojtarët kanë mundësi të mirë për të treguar veten, është një test i rëndësishëm për Europianin. Ndaj Ukrainës do të luajmë vetëm për fitore. Për Spanjën nuk dua të flas tani, pasi nuk është moment i duhur. Skuadrat ndryshojnë nga njëra-tjetra, disa janë të mira teknikisht dhe disa të forta fizikisht. Ne duam të jemi mirë në të dyja aspektet. Në Ukrainë bëmë një ndeshje të mirë edhe pse fituam u vumë në vështirësi. Nesër (sot) duam që kjo gjë të mos ndodhë. Lojtarët duhet të luajnë me ritëm të lartë për 90 minuta dhe të shënojnë sa më shumë.

Është gati Zyle?
Niklas është në mbikëqyrje të vazhdueshme të mjekëve dhe mendoj që është gati. Kreu dy seanca stërvitore në Mynih dhe forma e tij është e mirë. Mendoj që do të jetë nesër (sot) në fushë. Në ndeshjet e fundit mbrojtja ka qenë në qendër të vëmendjes, si keni arritur të punoni për këtë gjë? Është një problem i gjithë skuadrës. Puna me top nuk është bërë në mënyrën e duhur dhe si rrjedhojë janë krijuar hapësira në mbrojtje. Por, më duhet të pranoj që kemi provuar edhe disa taktika të reja. Por, ashtu siç ndodh gjithmonë në provat e para, nuk mund të jesh kurrë perfekt. Gjithsesi, jam i bindur që nëse bëjmë siç duhet punën tonë rezultatet herët a vonë do të vijnë. Duhet të kemi më shumë durim.

Në mesin e fushës do të luani pa Krosin dhe Kimishin, sa ndihet mungesa e tyre?
Ata janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për skuadrën. Për momentin mund të them që kam një repart të mbipopulluar dhe Gorecka me Gyndoan do të bëjnë një punë të mirë.

Do të jetë e vështirë momenti kur duhet të lini jashtë Europianit disa prej lojtarëve?
Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por në Europian luan ai që është më në formë dhe ka vazhdimësi. Do të kem kohë mjaftueshëm për t’i analizuar lojtarët deri në momentin kur më duhet të zgjedhë skuadrën përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat