Berisha i zhgënjyer me humbjen e Kosovës

Futboll

Berisha i zhgënjyer me humbjen e Kosovës

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 23:04
Berisha i zhgënjyer me humbjen e Kosovës

"Dardanët" nuk rezistojnë në Ljublanë. Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Pas ndeshjes, futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha thotë se sonte Kosova ka bërë lojtar të mirë.

“Nuk duhet me humb vullnetin për ndeshjen e ardhshme, e kemi ndeshjen me Moldavinë dhe duhet të luajmë më së miri për të fituar", deklaroi Berisha në "SuperSport".

"Ka qenë një lojë shumë e mirë, për këtë duhet t’i falënderojë bashkëlojtarët për këtë ndeshje dhe nëse vazhdojmë kështu do të kthehemi të fitoret e lavdishme", tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat