E kaluan natën në aeroportin e Gambisë, Aubameyang me kritika të ashpra: Ishim sikur pengje

Futboll

E kaluan natën në aeroportin e Gambisë, Aubameyang me kritika të ashpra: Ishim sikur pengje

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 18:09
Pierre-Emerick Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang ka kritikuar hapur Konfederatën e Afrikës, pasi janë ndjerë sikurse pengje, kur kaluan natën në aeroportin e Gambisë me lojtarët e Gabonit.

Lojtarët gabonez ishin nisur për t’u takuar me Gambinë në kualifikimet e Kupës së Afrikës, por kur arritën atje, nuk u ishte siguruar transporti dhe u detyruan të flenë në aty.

Për këtë gjë, ylli i Arsenalit ka shpërthyer ndaj krerëve të garës, duke i thënë se ata i kanë trajtuar si pengje.

“Ende duke pritur që të hymë në Gambi, dhe ne luajë në ora 16:00. Shumë mirë”, ka shprehur frustrimin Aubameyang.

“Më në fund në autobus. Faleminderit për këtë motiv shtesë, Gambia. Nuk do mund të na dëshpëroni me këto gjëra”.

“Jemi pritur në aeroport, kemi kaluar natën aty, u trajtuam si pengje”, ka shtuar më tej anëtari i skuadrës londineze.

Para tri ditësh, Gaboni kishte fituar në shtëpi 2-1 ndaj Gambisë, derisa në takimin e dytë, nuk janë pritur edhe aq mirë nga mysafirët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat