Kush do ta drejtojë Milanin?

Futboll

Kush do ta drejtojë Milanin?

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 15:17
Kush do ta drejtojë Milanin?

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, së bashku me zëvendësin e tij, Giacomo Murelli, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin.

Si pasojë e kësaj, Milani është pa trajner në ndeshjen kundër Napolit.

Skuadrën e Milanit në këtë ndeshje, do ta udhëheqë asistenti i Piolit, Daniele Bonera.

Bonera është një ish-lojtar i Milanit dhe ka kohë që është pjesë e stafit teknik të Piolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat