Ali Daei shpreson që Ronaldo të arrijë rekordin e tij

Futboll

Ali Daei shpreson që Ronaldo të arrijë rekordin e tij

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 18:59
Ali Daei shpreson që Ronaldo të arrijë rekordin e tij

Cristiano Ronaldo tashmë ka vënë nën shënjestrën e tij për t'u bërë golashënuesi më i mirë në histori në nivelin e kombëtareve, rekord ky që mbahet nga Ali Daei.

Iraniani mban rekordin me 109 gola të shënuara, derisa ylli i kombëtares së Portugalisë është mbrapa vetëm me nëntë sosh.

35-vjeçari e arriti numrin e 100 golave me kombëtaren e tij në fitoren 2:0 kundër Suedisë në javën e kaluar.

Për rekordin që mban dhe që mund t’i thyhet nga Ronaldo, Daei ka thënë se ai nuk do të ishte aspak i pikëlluar, por do të ishte i nderuar nëse një lojtar i nivelit të tillë do e thyente atë rekord.

“Unë sinqerisht shpresoj që Cristiano Ronaldo të arrij rekordin tim të golave me kombëtare”, ka thënë ai.

“Në asnjë mënyrë nuk do të isha i lënduar, do të ishte një nder për mua që një lojtar i klasit të tij mund ta bënte atë”, ka shtuar Daei.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat