Kosova nokauton Moldavinë në Ligën D

Futboll

Kosova nokauton Moldavinë në Ligën D

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 20:14
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -  Kombëtarja e Kosovës me fitore minimale por shumë të rëndësishme siguron mbetjen në Ligën C. Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Moldavisë, në takimin e xhiros së fundit të grupit 3.

Kosova zë vendin e tretë me 5 pikë, duke e lënë në fund Moldavinë me 1.  Kosova nokauton Moldavinë në Ligën D.

Në minutën e 31-të, Lirim Kastrati realizoin golin e fitores së madhe, që i mjaftoi Dardanëve për të siguruar mbetjen në këtë rang të garave. Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë dhe pa praninë e shikuesve, për shkak të rrezikut nga Covid 19.

Edhe pse fitore shumë e vështirë me rezultat minimal, është domethënëse, sepse kjo do ta rikthejë besimin të djemtë tanë.

Minuta e fundit, Kosova në epërsi dhe me një fjalë mbetet në Ligën C.

87' Jemi afër fundit dhe rezultati vazhdon të jetë në favor të Kosovës. Ibrahim Dresevic përjashtohet nga loja me karton të kuq.

79' minuta kanë kaluar në ndeshjen mes Kosovës dhe Moldavisë.

Rezultati vazhdon të mbetet 1-0 në favor të “Dardanëve”

Vazhdon të mbetet përcaktues goli i minutës së 31-të nga Lirim Kastrati.

Image

Kosova më e mirë gjatë pjesës së dytë, por jo edhe më efikase pasi nuk po arrin të shënoj gol.

Mysafirët rrezikuan para dy minutash me Rata-n, por që goditja e tij shkoi mbi portë.

73' Po afrohet fundit i ndeshjes dhe Kosova edhe me tej është duke fituar me rezultat 1:0 me golin e vetëm të Kastratit. Kosova po vazhdon të luaj më mirë duke e mbajtur topin 63 për qind më mirë se moldavët.

64' Kosova vazhdon ta ruaj epërsinë.

56' Kosova po kërkon ta ruajë epërsin prej një goli në mënyrë që të triumfojë dhe të sigurojë qëndrimin në Ligën C. Golin e vetëm në pjesën e parë e realizoi Lirim Kastrati në minutën e 30.

Ka filluar pjesa e dytë e takimit. Rezultati 1-0 për Kosovën.

45' Mbyllet pjesa parë, Kosova është në epërsi.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjea ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë e cila po zhvillohet në Prishtinë.

Vendasit kanë shkuar në pushim me epërsinë e një goli të cilin e realizoi Lirim Kastrati pas gjysmë ore lojë.

Kosova po e mban kontrollin e lojës me posedimin e topit, por edhe Moldavia i kishte dy raste shumë të mira shënimi.

Kujtojmë se nga radhët e Kosovës u lëndua Amir Rrahmani dhe vendin e tij e mori Fidan Aliti.

31' Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Moldavisë.

Image

Është sulmuesi Lirim Kastrati që ka shënuar për Kosovën.

Kastrati shënoi në minutën e 30′-të të ndeshjes.

19' Ylli i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Moldavisë.

Rrahmani pësoi një rënie jo të mirë gjatë minutës së tretë – ku lëndoi krahun e djathtë dhe me kalimin e kohës – tregoi që nuk ishte në gjendje të vazhdojë, shkaku i dëmtimit që mori nga ajo rënie.

Në minutën e 19’të, Amir Rrahmani u detyrua të largohet nga fusha e blertë.

Në vendin e tij u inkuadrua mbrojtësi tjetër, Fidan Aliti.

Rezultati aktual i takimit është 0-0.

Image

18' Kosova po dominon ndeshjen. Posedimi i topit 75 për qind për vendasit, kurse 25 për qind Moldavinë.

13' Rezultati vazhdon të jetë 0-0.

1' Ka filluar takimi.

Image

Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Moldavisë.

‘Dardanët’ në ‘Fadil Vokrri’ presin Moldavinë, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Kosova me një fitore në këtë ndeshje siguron qëndrimin në Ligën C edhe për sezonin e ri.

***

Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshje e fundit e Grupit 3 në Ligën C ndërmjet Kosovës dhe Modavisë.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovës sepse në rast se nuk pëson humbje, do ta shmangte rënien në një kategori më poshtë që është Liga D.

Këto janë formacionet zyrtare të dy skuadrave:

Kosova: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Dresevic, Hadergjonaj; Shala, V.Berisha; Zhegrova, Celina, Kastrati; Muriqi

Moldavia: Namasco; Jardan, Efros, Armas, Platica; Cebotaru, Ionita; Spataru, Turcan, Reabciuk; Nicolaescu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat