Belgjika triumfon ndaj Danimarkës, Italia me pikë të plota

Futboll

Belgjika triumfon ndaj Danimarkës, Italia me pikë të plota

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 22:49
Belgjika triumfon ndaj Danimarkës, Italia me pikë të plota

Kanë përfunduar dy takimet e mbrëmjes së sontme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Belgjika ka triumfuar në shtëpi ndaj Danimarkës me rezultat 4:2, në përballjen ku Lukaku shënoi dy gola.

Me këtë fitore, Belgjika ndodhet në vendin e parë në grupin A2 me 15 pikë, tashmë e distancuar nga Danimarka që zë vendin e dytë me 10 pikë.

Në Sarajevë, Bosnja e Hercegovina është mposhtur nga Italia me rezultat të pastër 0:2, pas 90 minutave lojë.

Italia ndodhet në vendin e parë me 12 pikë në grupin A1, e ndjekur pas nga Holanda me një pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat