Reprezentuesi i Kosovës: Gjithmonë i bëjë këtë pyetje vetes për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës: Gjithmonë i bëjë këtë pyetje vetes për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 23:35
Valon Berisha

Pas ndeshjes Kosovë - Moldavi, në mesin e futbollistëve që u deklaruan ishte edhe Valon Berisha.

“Në pjesën e parë ishim më superiorë dhe luajtëm më mirë ndërsa në të dytën na kanë sulmuar shumë, por jemi mbrojtur mirë”

“Ka qenë e rëndësishme të fitonim, normalisht do të donim të shënonim shumë gola, por prapë se prapë e gjithë Kosova kishte nevojë për këtë fitore”

“Çdoherë e pyes veten mbas ndeshjeve se a kisha mundur të bëjë diçka apo të luaj më mirë në ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore pasi që e kishim ëndërr të luanim në evropian”

“Ne e kritikojmë më së shumti veten, menjëher si të futemi në zhveshtore ndaj nuk kemi nevojë që të kritikohemi shumë nga të tjerët”

“Shpresojmë që vitin 2021 ta fillojmë me atë këmbën e hajrit, ishalla në 2021 i kemi të gjithë futbollistët e Kosovës duke luajtur në skuadrat e veta dhe kur të vijmë në Kombëtare të japim maksimumin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat