Hadërgjonaj: Ishte një vit i tmerrshëm

Futboll

Hadërgjonaj: Ishte një vit i tmerrshëm

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 12:46
Hadërgjonaj: Ishte një vit i tmerrshëm

Kosova ka mposhtur mbrëmë Moldavinë me rezultat 1:0 në sfidën e lujatur në ‘Fadil Vokrri’ e që ishte e fundit për këtë vit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përkundër rezultateve jo të mira pasi bën 10 ndeshje pa fitore, njëri nga futbollistët që ka kaluar formë të mirë, Florent Hadërgjonaj, ka reaguar sot duke thënë se sa më shpejtë duhet ta harrojmë këtë vit të tmerrshëm.

“Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë.

Mirë që fituam, pasi na shërben për ta ngritur moralin dhe entuziazmin. Tani shpresojmë të vazhdojmë me fitore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe që na keni dhënë”, ka shkruan Hadërgjonaj ne profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat