Totti ia thotë në sy Ibrahimoviçit

Futboll

Totti ia thotë në sy Ibrahimoviçit

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 14:47
Totti ia thotë në sy Ibrahimoviçit

Gjatë prezantimit të librit autobiografik të Sinisa Mihajloviç, “Ndeshja e jetës”, shkruar së bashku me nëndrejtorin e “Gazzetta dello Sport”, Andrea Di Caro, Francesco Totti ekzaltoi Zlatan Ibrahimoviç duke i thënë “live”: “Ju mund të luani deri në moshën 50 vjeç”. 

Pra, për ish-kapitenin legjendë të Romës, gjiganti suedez mund t’i “lërojë” fushat e blerta edhe 10 vite të tjera…

Një vlerësim i lartë, që dëshmon “pavdekësinë” e bomberit të shumë skuadrave në karrierë, tashmë golashënuesi më i mirë i Serie A për këtë sezon, në eksperiencën e dytë me kuqezinjtë.

Komplimenta kampionësh të mëdhenj, që tregojnë se ky sport ka antagonizëm pa fund, por kur vjen fjala për yje të këtij kalibri, i duhet dhënë Çezarit ajo që është e Çezarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat