Simeone thyen mallkimin, fiton pas 18 ndeshjeve ndaj Barcelonës

Futboll

Simeone thyen mallkimin, fiton pas 18 ndeshjeve ndaj Barcelonës

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 09:53
Diego Simeone

Diego Simeone ka arritur një fitore të madhe me Atletico Madridin ndaj Barcelonës në La Liga.

Atletico ka triumfuar ndaj Barcelonës në derbin e javës së dhjetë në La Liga falë një goli të shënuar nga Yannick Carrasco.

Kjo fitore, përveç tri pikëve ka rëndësi të madhe për trajnerin argjentinas, Simeone.

Simeone ka arritur ta thyej një mallkim të madh duke arritur fitoren e parë në La Liga ndaj Barcelonës.

Trajnerit të njohur argjentinas i janë dashur 18 ndeshje për të shënuar fitore ndaj Barcelonës në La Liga.

Deri tek fitorja e së shtunës mbrëma, Simeone kishte 11 humbje dhe gjashtë barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat