Bajram Çaka - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Bajram Çaka - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:34
Bajram Çaka - lojtar i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës

Sportistët shqiptarë të Kosovës përjetuar torturat më çnjerëzore në vitet e 90-ta (1991-1999) nga okupatori serb!

Bajram Çaka i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër futbollistët më të dëshmuar në vitet e 90-ta, duke dhënë kontribut të madh për të mbajtur gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Çaka si shumë sportistë tjerë, ka qenë në presion dhe i kërcënuar nga regjimi serb, por pavarësisht kësaj, ai as një herë nuk u ndal dhe as nuk u dorëzua por vetëm e fuqizoi që të kontribuonte për futbollin dhe shtetin e Kosovës.

Çaka së bashku me mijëra sportistë, luajtën me sukses në kuadër të Kampionatit të Republikës së Kosovës.

Ai është krenar për gjithçka që dha për futbollin dhe që i rezistuan regjimit serb.

Çaka ka qenë një lojtar me  teknik të përsosur dhe i jepte zemër ekipit, sidomos brezit të ri të asaj kohe.

Sot, ai ndihet i lumtur që brezi i tij sakrifikoi në vitet më të rënda dhe që të rinjtë e të rejat sot garojnë në garat zyrtare evropiane dhe botërore.

Të jesh sportist i Gjeneratës së Republikës, ka qenë sikur të jesh ushtar në vijë të frontit karshi bandave dhe milicisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat