Reagimi i trajnerit të Dynamos pasi e kuptoi që Messi nuk do të luajë kundër ekipit të tij

Futboll

Reagimi i trajnerit të Dynamos pasi e kuptoi që Messi nuk do të luajë kundër ekipit të tij

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 08:59
Lionel Messi

Trajneri i Dynamo Kiev, Mircea Lucescu, nuk ndihet veçanërisht i lehtësuar që Lionel Messi nuk do të luajë për Barcelonën kundër skuadrës së tij të martën në Ligën e Kampionëve, duke thënë se pavarësisht mungesës së tij në fushë, Barça mbetet ekip shumë i fortë.

Dynamo e pret Barcelonën sonte në stadiumin NSC Olimpiyskiy, për ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin G.

Trajneri rumun theksoi para ndeshjes së pa Messin në fushë, Barcelona do të jetë më e fortë në mbrojtje, edhe pse katalonasit luajnë në një nivel tjetër kur argjentinasi starton.

“Barcelona është Barcelonë. Natyrisht se prania e Messit në fushë u jep atyre përparësi në sulm dhe në aspektin e aftësive”, tha Lucescu.

“Por mungesa e tij do t’i bëjë ata të luajnë më mirë në mbrojtje. Ne duam të fitojmë nesër. Për ne, fitorja është shumë më rëndësi”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat