Ibra qetëson tifozët

Futboll

Ibra qetëson tifozët

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:19
Ibra qetëson tifozët

Ibra qetëson tifozët e Milanit si Topi i Artë suedez: Kthehem shpejt, mungoj 1 deri në 2 javë!

Pasi ka vendosur duart për herë të 12-të në karrierë mbi Topin e Artë suedez, në një intervistë për mediat në vendlindjen e tij, Zlatan Ibrahimovic ka qetësuar tifozët e Milanit përsa i përket dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Napolit duke theksuar se do të mungojë nga 1 deri në 2 javë dhe jo më tepër, ndërsa ka shprehur edhe një dëshirë të tijën për të luajtur futboll deri në moshën 50-vjeçare.

“Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. 

Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, deklaron kampioni dhe lideri i Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat