Llapi firmos edhe me një lojtar

Futboll

Llapi firmos edhe me një lojtar

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Ilir Krasniqi

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit. 

“Mesfushori defensivë, 20 vjeçar që së fundmi ishte pjesë e FC KEK-ut dhe më parë KF Fushë Kosovës, Ilir Krasniqi nga sot është pjesë e KF Llapit, me kontratë të nënshkruar për periudhën 2020-2025”, njofton Llapi. 

Llapjanët synojnë që t’i përmirësojnë rezultatet në pjesën e dytë të kampionatit dhe të luftojnë për pjesën e lartë të tabelës. 

Kryetrajneri Tahir Batatina i ka objektiva të qarta për stinorin pranveror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat